Lajme

Babai që rrit i vetëm të bijën vesh fundin e balerinave për të bërë fotot mbresëlënëse

Një baba beqar, i cili po rrit i vetëm fëmijën e tij, ka veshur një kostum baleti për femra në mënyrë që të realizojë disa foto të bukura me të bijën. Imazhet që janë shpërndarë në rrjet janë tërësisht të adhurueshme.

Single Father And Baby Daughter Wore Matching Tutus For Heart-Melting Photoshoot

Casey Fields, nga Teksas, vendosi të bënte këtë sesion fotografik me të bijën një vjeçare, Lyla. Ata të dy veshën një tutu rozë, pavarësisht se ai e cilëson veten si një mashkull shumë burrëror.

Fotot u bënë menjëherë virale. Casey shpreson që të mos e quajnë gay apo me ndonjë fjalë tjetër, por të gjithë të kuptojnë qëllimin dhe idenë e tij për të bërë të lumtur të bijën e për të pasur një kujtim të veçantë bashkë, pavarësisht se vendosi të mbante në trup një veshje tërësisht femërore.

Single Father And Baby Daughter Wore Matching Tutus For Heart-Melting Photoshoot

Imazhet e adhurueshme u shpërndanë në Facebook nga fotografja Jenn Floyd dhe deri më tani postimi ka marrë mbi 20 mijë pëlqime e 53 mijë shpërndarje.

Në postim Jenn shkruan:

Sesioni fotografik më i ëmbël që kam bërë. Nuk arrij ta besoj sa e përsosur ka dalë. Casey Fields tregoi anën e tij më burrërore: që nuk është i frikësuar të bëjë çfarëdo lloj gjëje për të krijuar kujtime me të bijën. Imagjinoni pas 20 vitesh…”.

Gjatë fotosesionit, i cili u bë më 18 janar, mund të shikoni Casey dhe të voglën Lyla duke perdormuar sëbashku, ndërsa në një foto tjetër, Casey vihet re teksa lyen thonjtë e të bijës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top