Në shtetin e Finlandës të qeverisur nga një 34 vjeçare, viti 2020 pritet të nisë me përgatitjet për eksperimente të rendësishme sociale.
Kryeministja e re, 34-vjeçarja Sanna Marin dëshiron të prezantojë javën e shkurtuar të punës, vetëm katër ditë në javë dhe me një program ditor 6 orë në ditë. Dhe më e bukura shte se gjithë kjo do të bëhet pa ulje pagash.
Kryeministrja e premtoi këtë reformë me rastin e 120 vjetorit të Sdp, Partisë Social Demokratike, ku de-fakto është drejtuese e saj.
Në Suedinë fqinje, ku 6-orëshi tashmë është aplikuar që nga viti 2015, rezultatet treguan se punonjësit ishin më të lumtur, më të pasur dhe më produktivë, pasi ata edhe pse me 6 orë pune paguhen me të njëjtën pagë që merrnin më parë dhe klientët gjithashtu janë më të kënaqur.
Zhvillime interesante vijnë edhe nga Zvicra, ku nga 1 janari, udhëtimi në shtëpi-zyrë, qoftë me tren apo autobuz, mund të konsiderohet orar pune, me kusht që të përmbushen disa detyrime të parashikuara në kontratë.