“Wiwibloggs”, sajti më i vizituar në botë dedikuar “Eurovisionit”, publikoi para pak ditësh një sondazh ku nga e gjithë bota mund të votonin për këngën e tyre të preferuar që meriton ta fitojë këtë vit Eurovisionin. Sot “Wiwi bloggs” ka publikuar rezultatin e sondazhit dhe fituese është shpallur Arilena me këngën “Shaj”.
Këngëtarja shqiptare ka marrë 60.53% të votave, ç’ka tregon se Shqipëria është pretendente e fortë për fituese këtë vit.
Arilena ka lënë në vend të dytë përfaqësuesin e Spanjës, Blas Canto i cili mori 29.52% të votave.
Ndërsa në vend të tretë është Benno Cristo i Republikës Çeke që ka marrë 9.94% të votave.