Një burrë gjerman mund të jetë ndoshta burri më me fat në botë. Kjo sepse ai ka fituar plot 90 milion euro duke luajtur në ‘EURO JACKPOT’.
E ditur është bërë se ai është një këshilltar nga Nordrhein-Westfalen. Shumën marramendëse ai e fitoi mbrëmjen e së premtes. Numrat që i sollën fitoren ishin 7-16-22-36-44 dhe dy numrat shtesë 3 dhe 4.
Andreas Kötter, kryetari i lotarisë ka thënë:
Urime për milionerin e ri. Ai është jo vetëm fituesi i parë i çmimit të parë për këtë vit, por është edhe gjermani që ka fituar kaq shumë euro në ‘EURO JACKPOT’. ‘’
E si përfundim duhet thënë se ky burrë ka një fat të rrallë dhe të gjithë do të donim të ishim në vendin e tij.
Në Gjermani ka shumë persona që e luajnë këtë lojë fati, ndaj gjenerohen aq shumë të ardhura.