Lajme

Lëkurë e bukur? Ja si të kujdeseni po të jeni në të 30-at

Nëse keni qenë të zellshme me kremin e diellit, me shumë gjasa nuk keni parë një ndryshim radikal në lëkurën tuaj që nga të 20-at deri tani. Por, kjo është dekada kur lëkura juaj mund të fillojë të duket e pajetë dhe lëkura pa ndriçim, për shkak të qarkullimit më të ngadaltë të qelizave, kështu që pastrimi i rregullt duhet të jetë prioriteti juaj i veçantë, thotë Ellen Marmur, MD, profesore klinike e dermatologjisë në Mount Sinai Medical Center në New York City.

Adhurueset e diellit do të shohin shtim të vijave në lëkurë, njolla të errëta dhe humbje të elasticitetit të lëkurës, por nuk është kurrë shumë vonë, për të pasur një program për mbrojtjen kundër diellit dhe për kujdesin ndaj lëkurës.

Kjo është një dekadë, kur mund të filloni të vini re edhe shenja të errëta në fytyra, rrathë të errët, qepalla më të rëna dhe që fillojnë të varen.

Çfarë duhet të keni për fytyrën

Pastruesi
Ju dëshironi të mbroni barrierën natyrale të lëkurës suaj, kështu që përdorni një xhel larës të butë për fytyrën në mëngjes dhe në mbrëmje. Për t’i dhënë ndriçim dhe jetë lëkurës përpiquni të përdorni një pastrues me acide hidroksidi, të cilat rrisin rinovimin e qelizave. Mund të përdorni gjithashtu një pastrues (skrab) të butë disa herë në javë ose një furçë pastrimi.

Serum dhe hidratant
Vazhdoni me spektrin e hidratantëve me SPF 30, për një mbrojtje më të madhe nga agresorët mjedisorë, si ndotja dhe rrezet UVA / UVB, me një shtresë serumi me vitaminë C poshtë. (Kjo mund të ndihmojë me hiperpigmentimin) Shikoni për një hidratant që përmban të paktën 15 deri në 20 për qind acid L-Askorbik, forma më efektive e vitaminës.

Një vaj fytyre është një mënyrë e mirë për ta hidratur dhe t’i ktheni kështu edhe shkëlqimin. Vaji ka edhe disa cilësi të tjera, si i jep shkëlqim lëkurës, ia shton lagështin, e mbush atë dhe zvogëlon përkohësisht vijat në të. Vetëm mos harroni që të shtoni edhe krem kundër diellit.

Trajtimi gjatë natës
Fokusi juaj do të jetë riparimi i lëkurës rreth zonës së syve. Zgjidhni një krem për poshtë syve me niacinamide (kundër skuqjes), kafeinë (anti-inflamator), ose retinol (për ndërtimin e kolagjenit). Për pjesën tjetër të fytyrës, një krem nate me retinoid ose retinol është më i mirë për të parandaluar rrudhat.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top