Ndeshje e çme ndur. Interi ka qenë sot fantastik pasi ka triumfuar me përmbysje 4-2 ndaj Milanit në derbin e vlefshëm për javen e 23-të.
Milani ka zhvilluar një pjesë të parë perfekte, por është shpërfytyruar totalisht në të dytën. Në 45 minutat e dyta, ishte një Inter krejtësisht ndryshe i cili ktheu fatin e kësaj ndeshje brenda pak minutash.
Fillimisht Brozoviçi me golin e tij ringjalli shpresat e skuadrës e vetëm 2 minuta më vonë Vesno barazoi gjithçka.
Interi vazhdoi të sulmonte pareshtur dhe gjeti golin e avantazhit me De Vraj pas një goditje këndi, avantazh mëse i merituar pas shumë minutash të zhvilluar në gjysmëfushën kundërshtare duke rrezikuar vazhdimisht katërkëndorin e Donarumas.
Të dy trajnerët bënë lëvizjet e tyre dhe në radhët e Interit u aktivizua edhe Eriksen, i cili tronditi traversën e portës kuqezi me një goditje dënimi nga distanca e largët. Në minutën e 90, Ibra tundi përsëri shtyllën e zikaltërve, duke bërë që për pak çaste i gjithë stadiumi të heshtte.
Në fund erdhi edhe goli i merituar i Lukaku, që vulosi sfidën dhe këtë fitore shumë të rëndësishme për prestigjin në derbi, por edhe për renditjen, pasi Interi iu bashkua përsëri Juventusit në kreun e klasifikimi.