Lajme

‘Djali me temperaturë 39’, babai tregon skandalin në QSUT-të: Presim në radhë, i 260-ti

Mbrëmjen e sotme një prind ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania. Ai tregon se në Urgjencën Pediatrike në qendrën spitalore ‘Nënë Tereza’ duhet të presësh me rradhë më fëmijën e sëmurë në krah.

Burri tregon se djali i tij ishte me temperaturë të lartë dhe ai duhet të priste sa t’i vinte radha për ta vizituar. Po ashtu ai thotë se bileta e tij për të pritur në radhë kishte numrin 260, ndërkohë djali i tij ishte me temperaturë 39 gradë C.

Më tej ai shton se nuk kishte e parë e dëgjuar deri sa e hoqi vetë mbi shpinë se në urgjencë duhet të presësh në radhë.

Në përfundim të mesazhit të tij nisur pranë JOQ Albania, ai shkruan se zoti i ruajtë shqiptarët se nëse do të ishte për spitalet dhe qeverinë do të kishim vd ekur me kohë.

Mesazhi i tij:
Psh joq doja te denoncoja Peditrine tek nene tereza nuk kisha pare ndonjehere qe te kesh urgjence dmth djali ishte me temperature te larte dhe nderkohe qe duhej te prishe rradhen dmth radha ishte 184 nderkohe un mira bileten 260 djalin urgjence me temperature 39 shum semure ja spitalet tona sherbimet qe ofron. Nuk kisha pare as degjuar qe te shkosh urgjence dhe duhet te presesh numrin deri sa te vije radha .Qa kuptimi ka urgjenca ne kete rast zoti i rujt shqiptaret se per spitalet tona dhe qeverine kemi vd ek me kohe jam shum i irrituar.’’

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top