Lumi Frome, në Somerset të Anglisë, po mbahet në vëzhgim nga autoritetet. Kjo pasi prej disa ditësh, uji ka ndryshuar ngjyrë krejt papritur, duke u kthyer në blu me shkëlqim, thuajse fosforeshente.
Lumi ka marrë një pamje mahnitëse, por ky ndryshim i beftë ka shqetësuar ekspertët.
“Environment Agency”, departamenti i qeverisë angleze i cili merret me ambientin deklaroi se, “Jemi duke hetuar mundësinë e një inc identi që mund të ketë ndotur lumin e Frome”.
Shkencëtarët po monitorojnë ujin e lumit dhe deklaruan se deri më tani nuk ka dëme në faunë. Ndërkohë janë marrë kampionë uji për ekzaminim, në mënyrë që të zbulohet shkaku i këtij ndryshimi të papritur.
Ndërkohë në Somerset, ka pasur edhe raste të tjera ndotjeje të rrezikshme, çka shton dyshimet për ndotje.