Joanna Minuzzo ka zgjedhur që t’i lërë 3 fëmijët e saj që të shprehin vetveten dhe të vendosin vetë se si duan të jenë.
Për këtë arsye ajo nuk u habit fare kur djali i vogël i kërkoi që të vishte fustan në dasmën e saj.
39-vjeçarja, e cila ka lindur në Skoci por tani jeton në Australi, thotë se do që fëmijët e saj ‘ të jenë të lirë për të qenë vetvetja’. Kështu, djali dyvjeçar i kërkoi të vishte fustan ajo e lejoi pa asnjë hezitim.
Gjatë dasmës, djali i vogël veshi një fustan ngjyrë blu ndërsa motrat e tij u veshën me fustane që kishin një ngjyrë rozë të hapur.
Joanna thotë se marrëdhënia që ka vendosur me fëmijët e ka bërë që të jetë më e afërt me ta, pasi sipas saj, në këtë mënyrë ata nuk kanë frikë ta shprehin atë që ndjejnë.
Ajo u shpreh:
Ne kemi një brez të rriturish që kanë shumë frikë të jenë vetvetja nga frika e paragjykimeve. Unë dua që fëmijët e mi ta dinë që duhet të shqetësohen vetëm për mendimin e tyre dhe të asnjë personi tjetër.”
Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania