Moderatorja Floriana Garo në dhjetor të vitit 2019 u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë të cilit së bashku me bashkëshortin, Enisin, i vendosën emrin Priam. Pas lindjes, Floriana ka folur rreth rikthimit në ekran.
Ajo ishte së fundmi pjesë e emisionit “Wake up” dhe me anë të një lidhjeje telefonike ka treguar se ka pasur oferta por për momentin nuk ka asgjë konkrete. ““Unë momentalisht nuk e kam kërkuar dhe prandaj nuk ka pasur diçka konkrete, është ligji i tërheqjes”, është shprehur moderatorja, megjithatë ka shtuar se nuk ka hequr dorë përfundimisht nga ekrani.
Po ashtu ajo u shpreh se tashmë që po mbush 33 vjeç kërkon emisione më serioze për një audiencë më të pjekur. Kujtojmë se Floriana prej më shumë se dy vitesh jeton në Gjenevë.