Ilaçet e skaduara janë një nga problematikat më të mëdha me të cilat përballen marrësit e kujdesit shëndetësor në Shqipëri.
Ndonëse në media janë denoncuar me dhjetra raste të tilla, Ministria e Shëndetësisë duket se nuk ka bërë mjaftueshëm kontrolle për të konstatuar farmacitë, në të cilat shiten medikamente të skaduara.
Së fundmi, një rast i tillë është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetare nga Tirana ka shkuar në një farmaci për të blerë një medikament, por ka konstatuar se ilaçi ka skaduar.
Ajo i është drejtuar farmacistes, por kjo e fundit sipas tij nuk mori mundimin as për t’i kërkuar të falur, duke u shfajësuar me arsyetimin se “nuk është faji i saj”.
Denoncuesja ka dërguar edhe faturën e medikamentit të blerë, NIPT-i i së cilës përkon me farmacinë në fjalë.
Ai tregon se ilaçet ishin për një të afërmin e tij që sapo ka dalë nga operacioni.
Mesazhi i plotë:
Prsh joq nese mund ta postoni’sot bleva kete ilaq tek farmacia perball spitalit ngjitur me restorant gjakova,dhe ilaqi ishte i skaduar dhe znj farmaciste nuk mori as mundimin te kerkonte te falur por tha nuk eshte faji im,bashkangjitur qkr si dhe nipti qe verteton faturen. Ilaqet ishin per nje person qe sapo kishte dalur nga operacioni dhe farmacistja mi dha te skaduara. Brenda ne farmaci u ben fotot Faturen ja mbajta. Nipti i fatures esht i njete me niptin e varur ne mur brenda farmacis. Faleminderit nese e postoni”