Lajme

“Drejtësi për Ardit Gjoklajn”, të rinjtë surprizojnë Veliajn në ceremoninë e 100-vjetorit të Tiranës si kryeqytet

Ishte mbrëmja e 7 gushtit të vitit 2016, kur 17-vjeçari nga Tirana, Ardit Gjoklaj, u shua tra gjikisht teksa po punonte mbi pirgun e mbeturinave në landfillin e Sharrës për të nxjerrë bukën e gojës.

Adoleshenti u shua pasi u sh typ nga fadroma e Bashkisë së Tiranës.

Ai kishte rreth një muaj që punonte aty, i joshur nga premtimet e kryebashkiakut Veliaj, i cili kishte premtuar kushte optimale në këtë landfill.

Veliaj nuk mori asnjë përgjegjësi mbi këtë ngjarje të rë ndë, që i mori je tën tra gjikisht të miturit, ngjarje e cila nëse do kishte ndodhur në ndonjë qytet tjetër të botës, i pari që do të jepte dorëheqjen nga ana morale, do të kishte qenë kryetari i Bashkisë.

Lidhur me ngjarjen u dënua vetëm shoferi i fadromës dhe përgjegjësi i firmës.
Mbrëmjen e sotme, Bashkia organizoi një ceremoni me rastin e 100-vjetorit të Tiranës si kryeqytet, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama, si dhe ambasadorja e re e SHBA-së, Yuri Kim.

Disa të rinj i kanë bërë një surprizë Veliajt, duke shplasor në këtë ceremoni foton e Ardit Gjoklajt.
Në pankartën e tyre shkruhet: Drejtësi për Ardit Gjoklajn!

Ata kanë dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shkruajnë:

Prsh JOQ ja se si e surprizuan LaliLekun me rastin e 100 vjetorit. Foto eshte bere sot te koncerti. Anonim se na coi dhe ne te landfilli sharës :/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top