Lajme

Kujdes! Kjo është një nga shenjat e kan cerit, alarmuese edhe nëse ndodh vetëm njëherë

Të kesh gjak në urinë është një nga simptomat më të rëndësishme në urologji, prandaj duhet të gjenden patjetër shkaqet që e kanë sjellë atë. Urinimi me gjak është një simptomë që duhet të merret shumë seriozisht.

Pacientët duhet t’i njoftojnë mjekët e tyre nëse e hasin këtë gjë në urinën e tyre, edhe sikur të ketë ndodhur vetëm njëherë.

Ndoshta meshkujt e kanë më të lehtë ta vërejnë gjatë urinimit në tualet apo ulëse ndërsa femrat derisa shikojnë letrën higjienike kur e pastrojnë pjesën e mbetur të urinës.

Specialistët e shëndetit janë duke e nxitur publikun të kontrollojnë nëse urina e tyre ka gjak, me qëllim shmangjen e kan cerit të veshkave dhe të fshikëzës.

Përndryshe, ngjyra e urinës është ose duhet të jetë e verdhë e zbehtë. Kjo është për shkak se përmban një kompozim që quhet bilirubinë, i cili krijohet përmes shpërbërjes së hemoglobinës.

Por urina e ndryshon ngjyrën për shumë arsye, prej të cilave disa janë të parrezikshme dhe disa alarmuese.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top