Lajme

‘Kur u bë kineast ky?’, Elda Laze flet për Ermal Mamaqin dhe ‘I love Tropoja’

Para disa ditësh në Pallatin e Kongreseve u mbajt premiera e filmit më të komentuar të momentit “I love Tropoja” nga Ermal Mamaqi. Filmi është pritur shumë mirë nga publiku por ra dhe pre e kritikave, të cilave vetë Ermali iu dha fund.

Së fundmi autorja dhe skenaristja, Elda Laze ka bërë një status në llogarinë e saj të Instagramit, ku shprehet se Ermali ka provuar të jetë një njeri shumë i suksesshëm, që punon shumë dhe që e meriton të jetë aty ku është.

“Kur u bë kineast ky? Kësaj pyetjes medemek retorike të kritizereve high class të Shqipërisë post komuniste po iu them që u bë m’u para syve tanë: kur filloi të aktrojë të Portokallia (Portokallia që sot ca e shohin duke shtrembëruar turinjtë por që dikur, në kohen e Ermalit mblidhte gjithë familjen para TV). Kur paralelisht filloi te studiojë dhe të eksperimentojë me gjithçka i ofronte televizioni: aktrimin, regjinë, skenarin, montazhin etj etj. Se fundja edhe kineastët me të mirë në botë nuk lindin bebe-kineaste por u bënë. Dhe ky Kineasti jo vetem që u bë më i suksesshmi në Shqipëri po ju luajti nga vendi (për të mos thënë një fjale tjetër se kam respekt për ca), ju shkundi trutë që të jepni mendime dhe opinione të ndarë sakaq dilemës njëmilionshe: A ështe biznesmen apo kineast? E sikur këta që gjykojnë gjithçka në vend te relaksoheshin pakëz e të shijonin filmin do ta kuptonin që ështe nje komedi e realizuar shumë bukur e që e kryen misionin e vet me sukses. Të bën të qeshësh nga minuta e parë te e fundit. Kaq mi zemra kaq! Qetësohu! Nuk e çoi njeri për Oscar. Thjesht po e shfaq për publikun që me thënë të drejtën e ka pëlqyer që në tentativën e parë te Femrat, pastaj te Dy Gisht Mjaltë. Super suksese te tre prodhimet! Por ajo që vazhdon dhe i shqetëson ca njerëz ështe fakti që pse ai bën filma. Me falni a quhen kineastë këta? Më duket se po. Po këta që fitojnë nga prodhimi i filmave çfarë janë? Ah po, biznesmenë. Domethënë ky plehra na e paska futur në të dyja rastet! Qenka dhe biznesmen dhe kineast. Ytt rracë e poshtër! Ne mezi mbijetojmë ti dhe bën filma dhe fiton. Suksese Ermal! Uroj të jesh duke e shijuar suksesin pa u ndikuar nga kritikat e elitës së kinematografisë shqiptare që ndryshe nga ty po bëjnë një vrimë në ujë. Dhe meqë ra fjala: I love Tropoja”, shkruan ajo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top