Lajme

“Më përp lasi Ilda Bejleri”, flet gruaja e aksi dentuar: Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi

Një aksi dent ndodhi mesditën e sotme, ku një grua e moshuar u përpl as nga një makinë.

64-vjeçarja, E. Gjuzi, raportoi se në Polici se u përpl as nga një mjet tip “BMW X5″ me ngjyrë të zezë, teksa po kalonte rrugën pranë urës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, por pa mundur të identifkojë targën e makinës që e aks identoi.

Dritare.net raportoi se në timonin e BMW-së ka qenë moderatorja e njohur, Ilda Bejleri, dhe pas përpl asjes ajo është larguar, duke mos i dhënë as ndihmën e parë.

Kjo e fundit reagoi pas raportimit të ngjarjes në media, duke mohuar se ka qenë ajo shkaktarja e ak sidentit.

Mirëpo, portali që e publikoi lajmin, ka publikuar edhe dëshminë e marrë nga 64-vjeçarja e ak sidentuar, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, në reanimacion.

Znj.Gjuzi deklaroi se makina që e përpl asi e ka hedhur dy metra tutje dhe nuk ndaloi.

Ajo pretendon se u përpl as nga Ilda Bejleri dhe se ia bëri me dorë. Më tutje, e aksi dentuara thekson se të gjitha makinat ndaluan, përveç Ilda Bejlerit.

64-vjeçarja thotë se të gjithë e thirrën në emër dhe i kërkuan të qendronte, por ajo u largua.

Dëshmia e gruas:
Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: ‘Pse këtu kalohet?’ Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”
Njoftimi paraprak i Policisë:

Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një mjet ende i paidentifikuar ka ak sidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rre zikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën, për identifikimin dhe kapjen e mjetit që ka shkaktuar aksi dentin.’

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top