Një histori e pabesueshme është kjo e rrëfyer nga një vajzë e re për lexuesit e faqes sonë në Facebook. Sipas vajzës familje kërkon ta martojë me mblesëri, me një person 16 vite më të madh në moshë se vajza. Kjo është historia e rrëfyer.
“Erdhëm në qytet, por Dajçi nuk u del prej shpirtit familjes time.
Përshëndetje lexues, unë jam një 19-vjeçare dhe jam në një hall të madh.
Prindërit duan të më martojnë me një burrë, ca burri them unë, plak më mirë me thënë sepse ai është 16 vite më i madh në moshë se unë.
E tmerrshme! Po kaloj në depresion. Ai jeton në Australi, gruaja e parë i ka vd. ekur dhe babit tim i është mbushur mendja të më martojë mua me atë.
Unë nuk dua, sepse kam dëshirë të shkoj në Tiranë dhe të bëj shkollën e lartë. Kam dëshirë edhe të bëj një kurs për thonjtë…
Por familja nuk pranon dhe fjala e babit në shtëpinë tonë është si të jetë fjala e Zotit.
Kam menduar të flas me atë burrin dhe t’i them s’jam e virgjër, ta gënjej dmth, vetëm e vetëm që ai t’i prishë këto plane.
Nuk di nga t’ja mbaj. Më thoni se si ta bind babin?? Faleminderit!”, shkruan ajo.