Rrjedhja e gazit në një banesë i mori je tën tre pjestarëve të një familjeje në Bulqizë teksa flinin.
Mësohet se vik timë kanë mbëtur nëna Rajmonda Tola dhe dy fëmijët e saj Rudina dhe Fatjoni, ndërsa në gjendje të rë ndë është vajza tjetër e familjes, Merita 14 vjeç.
BW mëson se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa tra gjedia është zbuluar paraditen e sotme. Ka qenë kunata e Rajmondës ajo që zbuluar tra gjedinë, pasi kur shkoi t’u hidhte bagëtive për të ngrënë, trokiti në derën e familjes dhe askush nuk iu përgjigj.
Kryefamiljari ishte prej vitesh emigrant në Greqi.
Pas tentativave për të hapur derën, ajo njoftoi fqinjët e saj, të cilët me forcë hynë brenda, por u përballën me skenën e rë ndë. Rajmonda bashkë me dy fëmijët kishin ndë rruar je të në banesë, ndërsa vajza e vogël kishte shenja jete dhe u transportua në spital.