Ami dhe Ermali, një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku dhe ndër më të komentuarit në media, kanë treguar gjithmonë se janë aty për njëri-tjetrin në çdo vend e në çdo kohë. Sot në ditën e të dashuruave, nuk kishte si të mungonte një urim simbolik, si përmbledhje e çdo dite të jetuar me dashuri.
Ami ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto krah Ermalit, e shkrepur në Zvicër. Krahas fotos ajo ka shkruar dedikimin e ëmbël për Shën Valentin. “Gjithmonë falenderuese…për ne!”, shkruan Ami.