Lajme

Harrojini urimet në rrjete sociale, shihni ç’bën Vesa për Big Bastën këtë Shën Valentin

Vesa Luma dhe Big Basta janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja bëjnë shpesh deklarata romantike dhe sot për “Shën Valentin” nuk kishte si të mungonte një e tillë.

Vesa ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video krah partnerit, teksa i thotë “Të dua” në anglisht. Mirëpo ajo e përsërit dy herë dhe Big Basta i kthen përgjigjen epike: “Je duke i thënë vetes tënde, je duke parë veten tënde në kamera?”.

Pas përgjigjes së tij, Vesa është kthyer nga ai duke i thënë “Të dua” dhe duke e parë në sy. “Ne të dy nuk i kemi punët mirë me “rrjete sociale” ama prapë se prapë duhemi shumë. Gezuar jetë këtu në Instagram- urimin e vërtetë ta jap në shtëpi”- shkruan këngëtarja krahas videos.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top