Lajme

MISS INDIA NA TREGON SEKRETIN E SAJ PËR FLOKË TË GJATË & FYTYRË PA RRUDHA/ 2 RECETA

Priyanka Chopra është një yll i famshëm nga India. Ajo është vajza e parë indiane që është kurorëzuar Miss World në vitin 2000. Eshtë shumë e njohur në botën e bukurisë. Priyanka ka një karrierë prej 15 vitesh. Ajo ka mësuar shumë këshilla dhe truke për të mbajtur bukurinë e saj, në mënyrë të përsosur dhe pa rrudha në asnjë moment.Një arsye për këtë është pasi nuk ka asnjë rrudhë, edhe pse është 33 vjeçe.

Pra si ja bën ajo?

Flokët e saj të bukur dhe modelet që i ndërron çdo ditë janë të njohur në të gjithë botën. Sekreti i saj për flokë të shëndetshëm qendron tek masazhimi i tyre me vaj të ngohtë tri herë në javë. Sipas saj, vaji i ngrohtë është shumë efektiv për të kuruar flokët e dëmtuara.

Për lëkurën:

Rregulli numër 1 i bukurisë është kombinimi i ½ filxhan me kos dhe me dy lugë lëng limoni. Do e aplikoni atë në fytyrë dhe e lini të veprojë përreth 30 minuta. Më pas e shpëlani si zakonisht me ujë të bollshëm. Pra, përpiquni të ndiqni këshillën e Priyanka Chopra në qoftë se nuk dëshironi të keni asnjë pikë rrudhë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top