Për ditë e më shumë të rinjtë po largohen nga Shqipëria. Ky fenomen po kthehet në një problem mjaft shqetësues, aq sa vendi rrezikon të mbetet pa krah pune. Pasojat e këtij fenomeni kanë nisur të ndihen në fakt. Të rinjtë po ikin sepse nuk shikojnë më të ardhme.
Pagat e ulta dhe kostoja e lartë e jetesës e kanë bërë të pamundur që ata ta shikojnë të ardhmen në Shqipëri.
Shumë të rinj po ndjekin shkollën profesionale vetëm për të ikur në Gjermani. Ata po studiojnë për hidraulik, mekanik dhe për fushën e ndërtimit vetëm e vetëm për të ikur në Gjermani.
Klodi Skoti, nëndrejtore e shkollës “Karl Gega” ka thënë:
Numri i nxënësve ka ardhur duke u rritur. Kërkesën më të madhe e kemi pasur te degët mekanikë dhe hidraulikë, mbase kjo vjen si kërkesë e tregut të punës.’’
Nëse largimi i të rinjëve vazhdon me këto ritme në Shqipëri rrezikon të mbetet vetëm mosha e tretë dhe kjo është më shumë se e trishtë.