Lajme

Nuk me dha as doren kur iku, por ska pro/blem : Kryeministrat do të ndërrohen ndërsa unë jam dhe do të mbetem një gazetare

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja Klodiana Lala dhe kryeministri Edi Rama u përpl. asën disa herë në emision, ku nuk munguan as fy. erjet e shefit të qeverisë ndaj saj.

Por pas emisionit gazetarja thotë se kryeministri nuk i ka dhënë as dorën, megjithëse jo për fajin e saj.

“Nuk ja shtrënguam dorën njëri-tjetrit. Jo për fajin tim, por sepse kryeministri nuk e dëshiroi një gjë të tillë. Unë u përballa me të për disa prob. lematika, shqetësime që për mua si gazetare e kro. nikës dhe që mbuloj kro. nikën e zezë mendoj se duhej t’ia thoja dhe ti kërkoja llogari pse nuk është bërë asgjë”, tregoi Lala.

“Unë raportin e kam me të vërtetën, me publikun dhe e kam me provën dhe me faktin. Dhe kjo më bën të jem i qetë përballë tij dhe cilitdo politikan që mund të përballet nesër. Kryeministrat do të ndërrohen ndërsa unë jam dhe do të mbetem një gazetare”, shprehet gazetarja.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top