Lajme

Zonja tha se e aks identoi Ilda Bejleri, dë shmitari okular tregon si ndodhi n gjarja

Me 12 shkurt kudo në media qarkulluan lajme se moderatorja shqiptare Ilda Bejleri, kishte ak sidentuar me makinë një grua 64 vjeçare. Vetë gruaja u shpreh se makina e moderatores e kishte pë rplasur por Ilda reagoi duke sqaruar se makina e saj nuk e kishte prekur gruan por ajo ishte rrëzuar duke nxituar për të kaluar rrugën.

Ng jarja ndodhi në mesdite dhe ishin të shumtë ata që kanë parë ngj arjen. Një dëshmitar okular, N.H, ka rrëfyer për “Gazeta Shqiptare” versionin e tij të ng jarjes. Ai ka treguar se makina nuk e ka prekur 64 vjeçaren dhe se ajo është rrëzuar vetë para makinës së Bejlerit.

“Isha në kryqëzim, duke pritur të hapej semafori. Në moment që u hap semafori jeshil për makinat, shikoj një zonjë që nxitoi për të kaluar nga njëra anë e rrugës tek tjetra. Zonja nuk ishte tek vijat e bardha, por mes makinave. Pas disa sekondash e shoh zonjën në tokë, përpara makinës së Ilda Bejlerit. Dua të theksoj se makina e Ildës nuk e preku zonjën, ajo u rrëzua në tokë pa e prekur makina. Ndoshta nga frika, nga hutimi, apo nga nxitimi, por pashë që makina nuk e preku dhe ajo ra vetë në tokë. Menjëherë unë dhe një djalë tjetër kemi dal që ta ndihmojmë. Në momentin e parë që e pashë që ishte e mirë e pyeta pse u fut mes makinave. Më tha që po nxitonte për të shkuar tek nëna e saj, se e kishte vetëm dhe të sëmurë. Më tha që ishte nga Durrësi dhe nuk kishte njeri këtu. Menjëherë njoftuam policinë dhe ambulancën. Zonja në fjalë ishte e vetëdijshme dhe nuk kishte dë ime. Ilda ndaloi dhe po rrinte aty pranë. Edhe po të donte të ikte, nuk mundej pasi u bë trafik. Në atë moment u bë dhe një aks ident tjetër, u përplasën tre automjete pak më tej. Kur erdhi policia ne dëshmitarët i thamë policit që zonja u rrëzua vetë dhe nuk u përplas nga makina. Kjo ishte pak a shumë ajo çfarë ndodhi. Më pas u largova për në shtëpi dhe në mbrëmje pashë gjithçka që shkruhej në media, nuk janë të vërteta çfarë është thënë deri më tani. Thashë si unë e panë ngjarjen edhe të tjerë”, ka treguar des hmitari.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top