Lajme

Kryeministri premton ndërtimin e 117 çerdheve, thotë se s’frikësohet nga detyra

“Do të bëjmë përpjekje tutje që të shtojmë numri e çerdheve në Kosovë. Kështu secila femër do të kishte më shumë mundësi të punonte. Kjo do të kontribuonte edhe në edukimin e brezave të ardhshëm. Aktualisht janë 33 çerdhe, ne do të përpiqemi që këtë numër ta arrijmë në 150 “- ka deklaruar Kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për gazetën e njohur zvicerane “Blick”, ka bërë prezantimin e prioriteteve të qeverisë së re të Kosovës të formuar më 3 shkurt.

Kurti në këtë intervistë ka përmendur se përderisa gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet ai dhe vartësit e tij nuk do të kenë kohë të lirë, madje duke punuar edhe në vikend dhe jashtë orareve të zakonshme.

Ai tha se prioritetet e qeverisë së tij do të jenë të ndarë në pesë shtylla: Ekonomi, Arsim, Drejtësi, Shëndetësi dhe Siguri.

I pari i qeverisë theksoi se së shpejti do të fillojnë reformat në këto fusha.

Kurti tha se në veçanti do t’i kushtohet prioritet arsimit, sepse sipas tij Kosova nuk e ka të harmonizuar tregun e punës me arsimin.

“Mbi 90 përqind e ndërmarrjeve nuk i kanë të punësuar mbi 10 punëtor që janë të kualifikuar. Kjo po iu kushton shumë atyre sepse po duhet të paguajnë punëtor që nuk janë të kualifikuar. Ne duhet të punojmë që të harmonizojmë tregun e punës me nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjeve”-tha Kurti.

Ai shtoi se një ndihmë e madhe do të ishte sistemi i arsimit gjerman dhe ai zviceran.

Kreu i qeverisë përmendi edhe potencialin e madh të diasporës për të investuar në Kosovë.

“Ne kemi diasporë të madhe dhe të fuqishme. Mundësia për të investuar në Kosovë do të ndihmonte ekonominë e vendit. Kjo arrihet kur ne të krijojmë një ambient të barabartë, duke luftuar krimin dhe korrupsionin”-tha ai.

“Ne duhet të sjellim njerëzit e diplomuar nga jashtë, të ju japin hapësirën e duhur në shërbim të vendit”-tha Kurti.

Kurti shtoi se ai nuk ndihet i rrezikuar nga detyra që ka marrë, sepse këtë e ka marrë nga qytetarët.

“Qytetarët kanë vënë rregullat e lojës. Tani ka marrë fund. Nuk ka lojë pa rregulla. Nuk kam pse të frikësohem nga detyra. Besimin e kemi nga qytetarët. I kam përzgjedhur 15 ministra, nga ato pesë femra “-shtoi Kurti.

Albin Kurti tha poashtu se do të punoj edhe barazinë gjinore edhe në punësim.

“Do të bëjmë përpjekje tutje që të shtojmë numri e çerdheve në Kosovë. Kështu secila femër do të kishte më shumë mundësi të punonte. Kjo do të kontribuonte edhe në edukimin e brezave të ardhshëm. Aktualisht janë 33 çerdhe, ne do të përpiqemi që këtë numër ta arrijmë në 150 “- tha ai.

Ndër të tjera numri një i qeverisë theksoi se korrupsioni nuk është kulturë e Kosovës.

“Korrupsioni është tek pozitat kyçe të shtetit. Po të ishte përhapur gjithandej, opozita nuk do të mund të fitonte asnjëherë “-përfundoi Kurti

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top