Lajme

Banka Islamike për Zhvillim u shtrin dorën të prekurve nga tërmeti: 415 milionë euro ndihma për pesë vite

51 j etë u shuan nga tërmeti i 26 nëntorit dhe me mijëra shqiptarë kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga lëkundjet e forta sizmike.

Në Konferencën e Donatorëve në Bruksel janë dhuruar ndihma finaciare nga shtete si Franca, Gjermania, Italia, Greqia, Serbia, SHBA-të, por edhe nga Banka Islamike për Zhvillim.

Nga kjo bankë u bë e ditur se do të jetë pranë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Kjo Bankë tha se do të japë 365 milionë euro për projekte në pesë vitet e ardhshme në fushën e infrastruktures dhe arsimit kryesisht në zonat e prekura nga tërmeti.

Kurse 50 milionë euro të tjera do shkojnë për ndihmë për ringritjen e biznesit. Ky fond i dhënë nga Banka Islamike për Zhvillim është më i madhi i dhënë deri më tani.

Edhe Franca dhuroi 100 milionë euro, kurse Italia 65 milionë euro. Ndërsa Gjermania 11 milionë euro.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top