Grumbullohen në total 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve.
Shqipëria ka mundur të mbledhë një shumë të konsiderueshme sot në Konferencën e Donatorëve prej shteteve pjesëmarrëse anëtare të BE-së.
Fondet e mbledhura dhurohen për rekuperimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.
Publikimi i shifrës përfundimtare është bërë nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi:
Jam krenar të shpall një angazhim kolektiv prej 1.15 miliardë eurosh, si përpjekje e përbashkët për të rindërtuar vendin. Një mesazh i fortë për popullin shqiptar: ne kujdesemi për ju. Tani duhet të nisë me shpejtësi implementimi,” shkruan ai.
Kjo shifër është konfirmuar edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca:
Sot në Bruksel, Komuniteti Ndërkombëtar bashkoi forcat për të treguar solidaritet me Shqipërinë. BE është krenare që të shpallë se Donatorët kanë bërë një angazhim kolektiv (grante dhe kredi) prej 1150 milionë euro. Ne jemi pranë popullit shqiptar,” shkruan Soreca.