Lajme

Ndër shtetet e para që ofroi ndihmë, Italia dhuron 65 milionë euro për të prekurit nga tërmeti

Solidariteti që u tregua për të prekurit nga tërmeti është i rrallë dhe shumë shtete kanë dalë në krah të shqiptarëve që përjetuan një tra gjedi të vërtetë.

Nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 jetë dhe me mijëra shqiptarë kanë mbetur në rrugë të madhe. Në në Konferencën e Donatorëve në Bruksel është treguar se sa ndihmë finaciare ka dhuruar Italia për të prekurit nga tërmeti.

Italia ka dhuruar 65 milionë euro për procesin e rindërtimit në Shqipëri. Italia ishte ndër shtetet e para që i doli në krah Shqipërisë në ato ditë të vështira pas tërmetit të 26 nëntorit. Zjarrëfiksit italianë punuan pa u ndalur për të nxjerrë nga rrënonjat shqiptarët e mbetur në to.

Ministri italian që e ka dhënë dhe këtë lajm të mirë ka thënë:

Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm katër ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar. Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë.’’

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top