Në janar, Erin Doherty, nga Santa Barbara, gjeti një çante mëndafshi, duke ecur pranë Butterfly Beach në Montecito. “Ishte e zhytur ne balte, e hapa atë dhe brenda kishte një palë vathë, një palë vathë të mrekullueshme blu”, tha ajo për KEYT.
Ajo vendosi ta postojë në faqen e saj në Facebook për të kërkuar pronarin.
Postimi i saj u nda më shumë se 10.000 herë dhe arriti deri tek vajza e pronarit, Kelly Mitchell Weimer.
“Të dy prindërit e saj dhe qeni i tyre i vogël GiGi u zhdukën tragjikisht në rrjedhën e mbeturinave. Besohet se pjesa më e madhe e sendeve të tyre u perhapen gjithandej …”
“Asaj nuk i kishte mbetur asgjë nga shtëpia e prindërve të saj.”
“Njerëzit të cilëve po u kthejme disa nga artikujt janë kaq mirenjohes te kene dicka. Ne po kërkojmë të munduren në një situatë të pamundur “.
Por kjo nuk ishte një detyrë e lehtë për Doherty dhe vullnetarët, të quajtur ndryshe ‘engjejt e baltes’, për të gërmuar nëpër baltë që ishte rreth 3 metra e trashë.
“Nuk mund të frikesoheni nese beheni pis,” tha ajo për KTLA. “Era e baltes, kaq shume gjëra të ambalazhuara në të. Balta po fillon të ngurtesohet dhe shanset për gjetjen e fotografive do të jenë gjithnjë e më te pakta. Fotot që po gjejmë janë gjërat më të vlefshme që po i kthejme njerëzve. Çdo gjë është në mëshirën e kësaj balte.”
Për artikujt që nuk pranohen nga pronarët e tyre, ata do të dorëzohen në Zyrën e Sherifit të Qarkut Santa Barbara.
“Montecito Lost and Found” ka qenë shumë e dobishme për të na lidhur me pronarët e pronave dhe për të ndihmuar banorët te kene në kontakt me Zyrën e Sherifit për të caktuar një takim me oficerin e pronave për të rimarrë pronat e tyre të gjetura”, tha Sgt. John Maxwell nga zyra e sherifit.
Doherty dhe vullnetarët nuk janë vetëm në kërkim të sendeve të humbura,por po merren gjithashtu dhe me pastrimin nga mbeturinat.