Leximi

Letra e nje djali qe ia dergon nenes se tij te lenduar

Problemet familjare midis nuses dhe dhe vjehrres jane akoma nje plage per shoqerine shqiptare. Djali i martuar me dy femije i dergon nje leter ndjese nenes se tij pasi nuk kishte reaguar ne lidhje me sherret qe kishte pasur me nusen e tij duke i derguar nje leter asaj Kjo leter qe po shkruaj eshte nje mesazh per burrat qe mos ti harrojne nenat dhe do ti kerkoja grave qe nje here te vihen ne poziccionin e burtit te tyre Une jam nga jugu i Shqiperise nga qyteti i luleve.

Tani jam babai i dy femijeve Babai im ka qene oficer kurese ime me shefe kuzhine. Ne kohen kur prindet e mi do beheshin me femi babai im u transfrrua ne kufi per dy a tre muaj. Ai u gezua shume kur ime me i tha qe ishte shtatezane e puthte dhe i fliste shpesh barkut te saj.

Nje dite kur po kryente sherbimin ushtarak , nje pushk u shkrep pa dashje duke e lene ne vend babain tim. Kjo ishte nje dhimbje e madhe per nenen time qe dhe sot qe eshte 65 vjec e kujton me lot ne sy tim ate. Une vazhdova studimet e larta dhe u dashurova me nje vajze nga Shqiperia e mesme.

Ditën që i tregova sime mëje që isha dashuruar me një vajzë dhe nuk e dija nëse do t’i pëlqente edhe asaj, ajo më tha:

“Nëse të pëlqen ty, të jesh i sigurt se do të më pëlqejë edhe mua. Nëse do të të bëjë ty të lumtur, ta dish se do të vd. es si nëna më e lumtur në këtë botë. Kjo është gjëja e vetme dhe e fundit që dua të shoh” – më përqafoi, më puthi e ndërkohë qante, por këtë radhë ishin lot gëzimi.

Ndenjëm një vit të fejuar dhe vendosëm të martoheshim. Edhe gratë e lagjes mbaj mend që kanë dalë kanë pastruar gjithë rrugicën, se “martohet Halimi, thoshin, ajka e fëmijëve”.

Sigurisht, të sapomartuar ishim të lumtur. Edhe ime shoqe ishte e qetë dhe e sjellshme. Pati fat e filloi punë shumë shpejt sepse një grua e nderuar doli në pension, por nuk është e thënë që gjërat të jenë gjithmonë mirë.

“Kjo s’hahet” – ulëriti një ditë ime shoqe sapo u ulëm në tavolinë kur u kthyem nga puna. I rashë pak me këmbë, për t’i dhënë të kuptonte që mund ta thoshte më butë, por s’fola. Nëna ime reagoi e para.

“Më iku dora e lëshova kripë pak më shumë se normalisht, por kam bërë gati darkën. Të të jap nëna ca nga ajo, se e rregullojmë pastaj?” – tha, ndërsa e mbajti gjithë nervin përbrenda.

Ky ishte acarimi i parë mes të dyjave, por jo i fundit. Kur u ula për të fjetur, u përpoqa me të mira t’i thoja sime shoqeje se imja ishte një nënë e veçantë që kishte sakrifikuar rininë e vet për të më rritur mua.

Ajo mund të më kishte abortuar menjëherë pas vde. kjes së babait, por më lindi dhe më rriti mes gjithë mirave. Nusja, me gjysëm zëri, më kërkoi falje dhe fjetëm.

Pas disa kohësh edhe ime shoqe mbeti shtatzënë dhe sigurisht që u lumturuam. Gjatë gjithë shtatzanisë së gruas, ime më gatoi, lau, hekurosi e bëri gjithë punët.

“S’dua që të lodhesh fare, dua të më bësh një nipçe apo mbeskë të shëndetshme, pa punët e shtëpisë këtu janë. Kur të kem fuqi për t’i bërë do t’i bëj, kur s’kam, do t’i lëmë, po ti nuk do të prekësh asgjë me dorë.”

Kështu, ime shoqe ndenji si bijë mbreti jo vetëm gjatë shtatzanisë, por edhe pas lindjes së vajzës. Bëri vetëm gjysmën e lejes së lindjes se sigurisht, ishte nëna ime në shtëpi. Arriti deri aty sa, kur gruaja filloi punë, ime më tha që ta kalonim krevatin e vajzës nga dhoma e saj.

” Vajza qan natën se ajo është bebe, ndërsa ju duhet të shkoni në punë në mëngjes. Pastaj, ajo me mua po rri gjithë ditën…”

E kështu, krevati i vajzës kaloi nga dhoma e nënës sime, kurse unë e ime shoqeflinim e rehatoheshim si të ishim adoleshentë. Por e pushuar dhe e rehatuar siç ishte gruaja ime, sigurisht që do të nxirrte vickla për mirërritjen e vajzës.

“Pse s’ia ke larë buzët, moj mama? Shiko si duket çupa, sikur ka dalë nga kazani i plehrave! “– ulëriti një ditë sapo u kthyem nga puna.

Nga natyra jam burrë i durueshëm dhe i pallafe, por në atë moment më vloi gjaku. Më kujtohet vetëm që pashë krahun tim të ngrihej lart dhe kam dëgjuar zhurmën e shëmtuar që bëri ndërsa u përplas në fytyrën e bukur të gruas sime. Ajo ngriu dhe filloi menjëherë të qante. U nis për nga dhoma e gjumit që të mbyllte derën, por e ndoqa dhe arrita të hyja.

“Si ka mundësi të mos e kuptosh se ç’sakrificë po bën ime më që ne të dy të shijojmë gjithë martesën tonë? Si ka mundësi që nuk bën dot një krahasim të kushteve ku po rritet vajza jonë me fëmijët e tjerë që i ke spitaleve gjithë kohën? Vajza jonë shkon në spital vetëm kur ka vaksinat. Si dreqin arrin të mbyllësh sytë në këtë mënyrë?” – i thashë dhe dola nga dhoma.

Kur shkova në kuzhinë, gjeta time më që qante. Më kapi nga duart dhe më tha:

“Të lutem, drita e syve të mi, unë nuk jam e lumtur t’ju shoh juve të ziheni në këtë mënyrë. E bëj gjithçka që ju të dy të ndiheni mirë. I vetmi gëzim i imi është lumturia e familjes tënde” – më ktheu shpinën dhe vazhdoi t’i lante duart e buzët çupës.

E kaluam një javë në heshtje në shtëpi dhe gjërat filluan të qetësoheshin. Në fakt, heshtja kishte qenë vetëm në praninë time sepse ime shoqe kishte vazhduar të zihej çdo ditë me time më dhe ajo kurrë nuk hapi gojën të ankohej.

Pas dy vitesh, ime shoqe lindi djalin dhe filloi punë edhe më herët sesa me vajzën. Sigurisht, e kishte mendjen të fjetur që djali vetëm do të puthej e përkëdhelej nga nëna ime.

Ime më nuk pranoi as të çonte vajzën në çerdhe dhe i mbante të dy fëmijët. E kuptoja që lodhej dhe kur kthehesha mbasditeve, përpiqesha t’ia lehtësoja krahët në të gjitha mënyrat, ndërsa ime shoqe ruante thonjtë se mos i prishej manikyri.

Një ditë, ime më më tha se ishte gjyshja më e lumtur në botë.

“Jam jo vetëm gjyshe, po edhe nëna më e lumtur në botë. Kam lindur e rritur një djalë azgan dhe kam mbeskë e nip që më japin gjithë botën kur më zgjasin krahët të vijnë tek unë. E kështu fëmijët u rritën e u bënë për shkollë.

Ime më, si gjithmonë e urtë dhe e bindur, i çonte e i merrte nga shkolla e kopshti. Ndërsa vitet kalonin, ajo plakej e dobësohej. Në fillim mendova se e kishte nga mosha atë lloj dobësimi, sepse ajo nuk ankohej kurrë, por një ditë e pashë të ecte nëpër shtëpi duke u mbajtur për muri dhe i thirra mendjes. I shkova nga prapa dhe e mbajta.

“Të lutem, më thuaj, kështu ecën gjithë kohën apo pate ndonjë marrje mendsh tani për momentin?” – i thashë.

“Jam mirë bir”, – më tha ndërsa u kthye të më shihte dhe vetëm në atë moment pashë sytë e saj me lot. E gjithë bota m’u shkërmoq kur pashë ata lot dhimbjeje shpirtërore dhe fizike bashkë.

“Nesër do të shkojmë bashkë në spital”, – i thashë ndërsa e ndihmova të shkonte në banjë. E prita mbas dere dhe kur doli, e mora hopa për ta shtrirë në krevat.

“Për nesër gjej si të duash mundësinë të rregullosh fëmijët se mamanë do ta çoj në spital” – i thashë sime shoqeje.

Vizita në spital shkoi më për dreq sesa e kisha imagjinuar. Ime më ishte kujdesur për fëmijët e mi, për mua e për time shoqe, por pa patur asnjë dëshirë të vazhdonte të kujdesej për jetën e saj. Morëm ilaçet dhe e çova në shtëpi. U ula përkrah saj në krevat pasi e shtriva dhe fillova t’i flisja.

“Dua të të them diçka, e shtrenjta ime. Dashuria për ty është e njëjtë me atë që kam patur qysh ditën kur linda dhe kam pirë në gjirin tënd. Dhe të lutem, kuptoje se për mua je shumë e rëndësishme. E kuptoj që me time shoqe nuk shkoni mirë, por gruan s’e ndaj dot se janë dy fëmijët” – i thashë.

“Jooo, bir, mos ma shto dhimbjen” – foli me zërin e mekur.

“Atëherë do të bëjmë një pakt bashkë, ti do të kujdesesh për veten aq sa mundesh, ndërkohë që pasditeve do të kujdesem unë, por dije se nëse ti nuk kujdesesh për veten, unë do zihem e do ndahem e gruan time. Ti je më e shtrenjtë sesa krevati me atë, – i thashë dhe i përkëdhela faqen, e putha, qava bashkë me të dhe u nisa për në punë.

Atë ditë mbasdite, kur ime shoqe mbërriti në shtëpi, më gjeti me prerësen e thonjve në duar.

“Tani do presësh thonjtë e do t’i bësh ti punët. Mbaroi manikyri, fjalët e tua që plaka s’di të bëjë punë e gjithë yçklat e tua. Dhe ta dish që nëse edhe një herë të vetme do t’i thuash ndonjë fjalë nënës sime për ta lënduar më shumë se ç’ke bërë këto tetë vjet, ta dish se ne të dy do të takohemi vetëm në gjykatë”– i thashë ndërsa e shihja në dritë të syve.

E kuptoi që e kisha seriozisht gjithë ç’i thashë. Nga ajo ditë, ime shoqe pothuajse nuk foli më me time më, nëna ime u bë më mirë dhe e mori veten, por kujdesin për fëmijët e mi nuk e ka ndaluar as edhe një sekondë.

Tani jam më i qetë, por e kuptoj që i gjithë faji kishte qenë i imi. Jam rritur i llastuar dhe mendova se zgjat gjithë jeta ashtu. Tani, gruaja ime vazhdon t’i varë turinjtë herë pas here, por mua aq më bën, mjafton të mos ma ngacmojë mamanë.

Të lutem më fal nëna ime, ma bëj hallall gjithë vua. jtjen që të shkaktova.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top