Lajme

Rri në shtëpi dhe kujdeset për fëmijët, ja sa para i jep në muaj Ronaldo Georginës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një nga çiftet më të komentuar në mediat botërore dhe jeta e tyre private ka përbërë gjithnjë interes.

Teksa Ronaldo vazhdon karrierën si futbollist, Georgina ka vendosur të qëndrojë në shtëpinë e tyre luksoze për t’u kujdesur për fëmijët.

Televizioni spanjoll “Telecinco” ka zbuluar se Ronaldi i jep një shumë të madhe Georginës muaj për muaj për shpenzimet e saj dhe për fëmijët e tyre.

Sipas raportimeve shuma që merr modelja nga futbollisti i Juventusit shkon nga 50,000 deri në 100,000 euro.

Kujtojmë që Ronaldo dhe Georgina u takuan katër vjet më parë kur ajo ishte punonjëse në një dyqan.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top