Në programin “Historia ime” në Tv Klan ditën e sotme ka qenë e ftuar një 13-vjeccare, e cila ka folur për problemet në familjen e saj. Ajo nisi një letër në redaksinë e këtij emisioni ku kërkoi ndihmë dhe mbështetje për mamin, veten dhe dy motrat.
Në pamundësi për të shkuar në studio, për shkak se kujdeset për motrat e saj, njëra 6 vjeç dhe tjetra 3-muajshe, gazetarja shkoi në shtëpinë e saj.
Vogëlushja rrëfeu mes lotësh, se babai i ka braktisur dhe situata në familjen e saj është mjaft e keqe edhe nga gjendja ekonomike. Mamaja e saj nuk mund të kujdeset e vetme për 3 vajzat, prandaj 13-vjeçarja është detyruar të lërë shkollën dhe të ndihmojë mamin e saj me rritjen e motrave.