Lajme

Sjellja sk andaloze ndaj gazetarit të Stop, shkarkohet nga detyra përmbaruesja

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi një pro blem pronësie mes dy vëllezërve në Lushnje.

Pëllumb dhe Seit Zele ishin konf likuar për një pronë dhe situata u rëndua kur përmbaruesja shtetërore, Luiza Gjergjova, ditën e ekze kutimit të ndarjes së pasurisë e ka bërë pa praninë e ekspertes, në shkelje të hapur të ligjit.

Gazetari i “Stop” e pyeti përmbaruesen Gjergjova se pse ekze kutoi vendimin pa ekspert, por ajo ofendoi duke mos iu përgjigjur.

Akti i ulët i përmbarueses Gjergjova u mor në mbrojtje nga kreu i përmbarimit shtetëror Piro Lutaj.

Vetë Gjergjova u përball në gjyq me redaksinë e emisionit “Stop” dhe gjykata e Lushnjes i dha të drejtë emisionit “Stop”.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh, se do të ngrejë grup pune e do të marrë masa për rastin në fjalë.

“Nuk jam në dijeni të rastit, por do ta verifikoj dhe do t’ju them. Ju e dini që kur ka pasur shkelje dhe kam evidentuar shkelje, masat kanë qene drastike. Kështu edhe në rastin konkret, nëse do ketë diçka shkelje, patjetër që do merren masa”, u shpreh ministrja Etilda Gjonaj.

Ndërkohë pak kohë më vonë ka mbërritur edhe reagimi i Ministrisë dhe Përmbarimit Shtetëror që konfirmon shkarkimin nga detyra të drejtueses së përmbarimit të Lushnjes, Luiza Gjergjova. /tvklan

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top