Lajme

Surprizohet infermierja, vite para u kujdes për babain sot për fëmijën e tij

Djali i tyre Zayne lindi 10 javë më herët dhe për këtë arsye kishte nevojë për kujdes ekstra. Ai qëndroi në njësinë e spitalit për kujdes intensiv të të posalindurve.

Renata Freydin dhe David Caldwell gjatë kohës së kaluar në spital me vogëlushin e tyre filluan të shfletonin albume të vjetra fotografish të David dhe aty ndeshën në një fytyrë të njohur.

Renata, 34 vjeç, vuri re se një fotografi infermjerja që mbante Davidin e porsalindur dukej tmerrësisht e ngjashme me zonjën e mrekullueshme që po kujdesej për djalin e tyre Zayne në spital.

Duke qenë se kishin kaluar tre dekada që atëherë David nuk e besoi fillimisht gruan e tij.

Renata shkruajti një status në Facebook:

Kam gjetur një fotografi të burrit tim kur ishte fëmijë dhe një zonjë që e mbante atë në krahë. E njoha këtë zonjë! Arsyeja pse e njoh është se është infermjerja që është kujdesur në spital për djalin tonë dhe që dikur është kujdesur edhe për burrin tim kur ishte foshnjë. Ne e sollëm fotografinë në spital, ku 3 infermiere të tjera konfirmuan se ishte ajo!”
Infermierja në fjalë mban emrin Lissa. Tani 61 vjeç, ajo ka punuar në Spitalin Universitar të Shën Pjetrit në New Jersey që nga 10 shtatori 1981.

Ajo ka qenë atje vazhdimisht, përveç një kohe të shkurtër rreth 1988, kur qëndroi në shtëpi me dy fëmijët e saj.

Tani nënë e tre fëmijëve, ajo i tha LADbible:

Unë e dua infermierinë NICU. Padyshim që është një pasion. Unë i dua foshnjat e mia dhe ndikimin që ne si infermiere e NICU kemi në familjet e njerëzve, ne bëhemi edhe familja e tyre. Të takosh një ish-foshnjë lindur para kohe ndërsa kujdesesh për djalin e tij është unike për mua.”
Takimin e saj me David kjo infermiere e rrallë e quajti një shenjë fati mbase dëshirë e nënës së tij që sot nuk jeton më.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top