Me mbarimin e emisionit “Rudina” i cili u transmetua edhe gjatë korrikut, moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari ka nisur pushimet.
Rudina i kaloi pushimet në bregdetin shqiptar me bashkëshortin Xhavitin dhe vajzën e tyre Mia.
Moderatorja ka postuar foton e parë nga pushimet ku shfaqet duke pozuar nga plazhi, me rrobabanjo, flokët e shpupurisur dhe syze.
Rudina ka marrë komplimenta të shumta nga ndjekësit të cilët i shkruajnë se edhe me flokët pa rregulluar ajo shkëlqen.