U mbajt mbrëmjen e djeshme në Londër ceremonia e ndarjes së çmimeve “Brit Awards”. Në eventin më të madh të muzikës britanike morën pjesë yje me famë botërore dhe e gjithë vëmendja ishte tek veshjet e tyre në tapetin e kuq.
Këngëtarja e grupit “Pu ssycat dolls”, Ashley Roberts parakoi në tapetin e kuq me të njëjtën veshje si këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira.
Ashley ishte veshur si një sirenë duke treguar linjat trupore. Por të njëjtën veshje ia pamë pak ditë më parë edhe Eleni Foureiras në festën pas “Oscar”.
Ashley këtë veshje kishte zgjedhur ta shoqëronte edhe me një çantë me pupla.
Sa i përket look-ut, këngëtarja u shfaq me flokë onde dhe një grim në ngjyrat e tokës.
Kjo veshje e përdorur nga Ashley dhe nga Eleni Foureira është krijim i stilistes greke Celia Kritharioti