Leximi

Ka pirë cigare, alkool, ka ngrënë mish dhe ëmbëlsira ndërsa ka jetuar 122 vite, mësojeni si

Jeanne Calment nga Franca, ka pasur 122 vjet e 5 muaj kur ka vd. ekur në gusht të vitit 1997. Atëherë zyrtarisht e kanë quajt “Njeriu i cili ka jetuar më gjatë”.

Sekreti që ajo ka jetuar kaq gjatë, qëndron në atë se ajo ka bërë gjithçka kundër asaj qe ia ka dhënë mjeku. Jeanne ka pirë cigare, alkool, më së shumti verë të kuqe, a ngrënë ëmbëlsira dhe mish të kuq. Ndërsa për mëngjes i ak piri nga dy kafe

Kur ka mbushur 111 vjet, u bë francezja më e vjetër, ndërsa me 113 vjet më e vjet më e vjetra ën botë, ndërsa kur i ka mbushur 114 vjet u bë personazhi më i vjetër që është paraqitur në film ndonjëherë.

Në moshën 116 vjeçe u bë më e vjetra që ka arritur të jetoj aq gjatë, me 120 vjet ka publikuar albumin muzikorë të quajtur”Dashnorja e kohës”. Por me 122 vjet e mori titullin”Personi më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë”.

Shpesh ka ngrënë mish gjethi, nuk ka mbajtur dieta, ndërsa pas darkës ka ditur të ndez cigaren dhe të pij alkool.

Kur i ka mbushur 85 vite, është zgjuar çdo mëngjes në ora 06:45 dhe ka bërë lutje. Përderisa ka qëndruar ulur në ulësen e vetë ak bërë ushtrime, pastaj ka bërë dush dhe i ka bërë masazh trupit me vaj ulliri.

Ishte martuar në vitin 1896 dhe ka qenë e kurorëzuar deri në vitin 1942 dhe ka pasur vetëm një fëmijë. Deri në moshën 109 vjeçe ka jetuar vet në shtëpi, ndërsa pastaj është shpërngulur në shtëpi të pleqve.Ka vd. ekur në gusht të vitit 1997, prapë se prapë nuk ka pasur probleme shëndetësore përveç që vitin e fundit të jetën i ka humbur gati krejt shikimi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top