Leximi

Kishte vetëm 4 muaj jetë, shpëtimi i erdhi nga nuk e priste

Një grua së cilës mjekët i kishin dhënë vetëm katër muaj jetë, për shkak se vu. ante nga kan. ceri, është shëruar pothuajse plotësisht pasi gruaja aktuale e ish-bashkëshortit të saj, ka organizuar një fushatë për mbledhjen e fondeve në mënyrë që të përballohej financiarisht trajtimi i saj

Doktorët i thanë Nicola Hitchen në mars, se ajo ishte shumë rëndë dhe s’mund të bëhej asgjë për t’i shpëtuar jetën.

Por në vend që të dorëzohet, 41 vjeçarja nga Anglia rezervoi pesë seanca trajtimi në një qendër kimioterapie në Turqi.

Megjithatë, pesë seancat e para kushtonin 80.000 paund dhe Nicola nuk mund t’i përballonte financiarisht të gjitha seancat. Kështu që ish burri i saj Andy Hitchen dhe gruaja e tij Claire, filluan një fushatë masive për mbledhjen e fondeve për 50.000 paund që nevojiteshin për trajtimin.

“Joe dhe Jake janë fëmijët e burrit tim, Niki është ish gruaja e burrit tim dhe një mama e mrekullueshme për Joe dhe Jake”, tha Claire, e cila ishte nismëtarja kryesore e kësaj fushate.

“Djemtë kanë nevojë për mamanë e tyre dhe ajo meriton që t’i shohë ata tek rriten dhe të jenë të lumtur në familjen e tyre”, tha ajo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top