Lajme

1.3 ton ko kainë kalon në territorin shqiptar, SPAK kishte informacion

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga superoperacioni antidr ogë në fshatin Krushopek të komunës së Sarajit në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se aty u kapën 1.3 ton ko kainë, ku dro ga ishte fshehur brenda një kontenieri me banane.

Bëhet me dije se dro ga ishte nisur nga Kolumbia, por policia italiane e ka nxjerr zbuluar skemën për transportimin të dro gës.

Mirëpo, dro ga ka kaluar nëpër territorin shqiptar dhe SPAK ka pasur informacion për këtë gjë.

Bëhet me dije se kamioni hyri në Hanin e Hotit në Shkodër dhe më pas doli nga pika kufitare në Pogradec.
Ndërkohë i gjithë operacioni është ndjekur dhe monitoruar nga DEA amerikane dhe Guarda di Finanza italiane.

Mesa duket vendi ynë u përdor thjeshtë si transit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top