Lajme

Tjetërsohet ‘Rana e Hedhun’, qytetari: Makabër! Po priten pishat e po gërmojnë tokën për pallate

Është fatkeqësi e madhe që shumë bukuri natyrore të vendit tonë të tjetërsohen dhe të shkatërrohen vetë nga dora e njeriut. Kështu po ndodh edhe me ‘Ranën e Hedhun’ në Shëngjin, ku aty po vijon puna për ngritjen e pallateve.

Kështu ka shkruar një qytetar, ku me anë të një mesazhi në redaksinë e JOQ Albania thekson se ‘Ranës së Hedhun’ po i bëhet një makabër mjedisore.

Ai ka dërguar video dhe disa imazhe, para dhe pas tërmetit të 26 nëntorit. Siç shihet, gropat janë hapur për tu ngritur pallate dhe pishat po priten.

‘Ku është shteti që po e lejon këtë makabër të tillë’,- ngre pyetjen qytetari.

Pamjet tregojnë qartë se kanë nisur gërmimet për të ndërtuar pallat shumë pranë bregut të detit.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje Joq po ju coj dy video te ndryshme si ishte para termetit dhe ca po bejne pas termetit ne gjithe zonen e reres se hedhur po behet nje makaber mjedisore nuk e dim ku esht shteti qe po e lejon nje makaber te tille apo esht vete shteti qe po e ben ju lutem shperndajeni ne pak kohe sdo kete me asnje pishe vetem pallate. Video e pare esht bere ne vere akoma skishin filluar germimet kto te dytat jane bere para 20 ditesh kto jane ne Shengjin ku shkon tek rera e hedhur po presin pisha e po germojne te bejne pallat mu ne breg te detit sic shihet Pamjet jane pas termetit dhe akoma vashdojne germojne per te ndertuar mu ne breg. Asgje shpresoj ta shperndani se vetem ju keni ngelet zeri i te vertetes

Tjetërsohet Rana e Hedhun, qytetari: Makabër! Po priten pishat e po gërmojnë tokën për pallate on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top