Hanme Suli tregoi sot njohjen e saj me bashkëshortin pas prishjes së fejesës së parë. Pavarësisht se e donin njëri-tjetrin, familja e tyre nuk ishte dakord dhe pas kundërshtimit të familjarëve ata u larguan së bashku.
Pas një muaji u rikthyen sërish, por filluan të përballen me vështirësi të mëdha. Vëllai i bashkëshortit i strehoi në shtëpinë e tij dhe aty lindi djali i madh.
Gjendja e vështirë ekonomike, e detyroi bashkëshortin e saj të largohej jashtë vendit. Këtu filloi dhe krisja në marrëdhënien e tyre sepse burri i saj njohu një tjetër person dhe u dashurua me të.
Lajmin e mori vesh nga njerëzit në fshat dhe në një përballje me bashkëshortin ai mohoi gjithçka. Por disa kohë më vonë, ajo arriti të zbulonte lidhjen e tij të re.
Mirela Milori: Dyshoje apo e pate të faktuar që kishte një marrëdhënie jashtëmartesore?
Hanme Suli: E pata të faktuar, se ishte fshat i vogël dhe merrej vesh, çdo gjë merrej vesh. Thashethemet vijnë dhe të trokasin tek dera, kjo është e keqja, se kur s’të thonë mirë është, por kur të thonë është e keqja.
Mirela Milori: Dhe ty ta thanë?
Hanme Suli: Po!
Mirela Milori: Erdhi ndonjë grua nga fshati?
Hanme Suli: Po! Vajta bëra kërkesën për divorc.
Mirela Milori: Fole me të apo bëre kërkesë për divorc se të tha fshati?
Hanme Suli: Po fola me burrin. Ai nuk u ndje, për momentin thoshte jo. Por nuk ishte një rast, ishin disa raste. Vinte në orët e vona, nuk punonte.
Mirela Milori: Ajo që sot është me të, është e njëjta grua, që ai pati lidhjen jashtëmartesore, që para 23 vitesh?
Hanme Suli: Kur iku nga shtëpia, iku me të njëjtën grua, por ishte dhe dikush tjetër më përpara. Asaj i prishi familjen. Para se të ikte me të prishi një familje tjetër.