Reperja e njohur Loredana prej kohësh po përflitet për lidhjen e saj të re me reperin Zuna. Ditën e sotme dyshja u fotografuan në aeroportin e Zyrihut dhe së fundmi Loredana ka zbuluar destinacionin drejt të cilit kanë udhëtuar.
Ajo ka publikuar në Instastory një foto në aeroportin e Londrës, teksa kishte vendosur këmbët mbi valixhen e saj. Pra Londra është destinacioni që dyshja kanë zgjedhur për të kaluar sa më shumë kohë së bashku.
Kujtojmë se Loredana dhe Zuna janë kapur shpesh mat, madje dyshja festuan “Shën Valentinin” me njëri-tjetrin.