Lajme

Paguaj vetëm 1 dollar për këtë dhomë hoteli, por e gjitha nata do të hidhet live në Youtube

Kur 27 vjeçari Tetsuja Inoue mori në dorë drejtimin e Asahi Ryokan, një hotel në qytetin japonez të Fukuoka, ai filloi të mendonte për strategji që ta përmirësonte atë.

Inoue pati një ide: po sikur ai ta përdorte internetin për të sjellë një audiencë të re?

Tani, klientët që vijnë në Asahi Ryokan kanë mundësinë të paguajnë vetëm 100 jenë, pra rreth 1 dollar, për natë, nëse ata pranojnë që gjithë qëndrimi i tyre të filmohet dhe të hidhet live në internet.

Por gjithsesi ka kufizime rreth kësaj. Inoue shpjegon për CNN Travel se filmimi është vetëm në video, kështu që klientët kanë privatësi në bisedat e tyre.

Kanali i tij në Youtube quhet One Dollar Hotel. Klientëve u lejohet të fikin dritat dhe tualeti është pa kamera.

“Ky është një hotel shumë i vjetër dhe unë po kërkoja një model biznesi modern,” thotë Inoue, i cili e mori biznesin në dorë vjet, pas drejtimit të tij nga gjyshja.

“Hoteli ynë është në një zonë të lirë, kështu që kemi nevojë për diçka të veçantë që të na shtojë në vlerë. Diçka që t’i bëjë të tjerët të flasin për hotelin.”

Deri tani 4 klientë kanë pranuar ofertën e tij, të cilën Inoue filloi ta përdorë muajin e kaluar.

“Të rinjëve në këtë kohë nuk u intereson shumë për privatësinë e tyre,” shton ai. “Disa prej tyre thonë që nuk ka problem t’i shohin të tjerët nëse është vetëm për një ditë.”

Pavarësisht se dhomat që kushtojnë një dollar janë qartësisht një humbje për hotelin, Inoue nuk po mendon vetëm për koston e një nate. Kanali i tij në Youtube ka marrë që tani 1000 ndjekës. Nëse ai kalon 4000, Inoue mund të vërë reklama dhe ta bëjë me pagesë.”

Në ditët që nuk ka klientë, Inoue poston video live të tijat teksa punon në zyrën e hotelit.

Përveç mundësisë së dhomës 1 dollar, Fukuoka ofron dhe shumë më tepër. Qyteti i bukur bregdetar është i njohur për ushqimin e mrekullueshëm. Jo vetëm ushqim deti i freskët ofrohet në Fukuoka, pasi ai është gjithashtu vendi ku lindi zinxhiri ushqimor Ichiran, i famshëm për ramenin e tij.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top