Në emisionin “Vizioni i pasdites” së fundmi ishin të ftuar një familje italiane e cila prej 15 vitesh jetojnë në Lezhë prej 15 vitesh. Çifti Rafaele dhe Francesca Fiori janë misionarë nga kisha katolike dhe prindër të 12 fëmijëve. Kur erdhën nga Italia, çifti ishte me 5 fëmijë, më pas në Shqipëri u bënë me 7 fëmijë dhe tashmë janë bërë edhe gjyshër.
“Sfida është një sfidë e madhe, por është edhe një dhuratë e madhe që vjen nga Zoti. Jeta është gjithmonë një dhuratë dhe fakti që ne jemi familje misionarë, është pikërisht për të dëshmuar që jeta është një gjë e bukur.Ne si katolikë, si besimtarë pranojmë të gjithë fëmijët që Zoti ka për ne”, ka deklaruar Rafaelo, babai i 12 fëmijëve.
“Jam mësuar sepse fëmijët kanë ardhur një nga një nuk kanë ardhur të 12-të për një ditë. Familja rritet bashkë dhe adaptohet situata.Sinqerisht, një muaj më përpara isha unë, Rafaelo dhe fëmija i vogël na dukej krejt e çuditshme, krejt absurde dhe kam thënë sa keq kjo situata që jemi vetëm tre veta rreth tavolinës. Fëmijët e tjerë kishin ardhur në Tiranë për festën e Krishtlindjes dhe për ne është normale në mënyrën si jemi . Normalisht që është një punë, në mëngjës zgjohemi herët shkojnë në shkollë të gjithë fëmijët përveç të voglit që është dy vjec. Pastaj vijnë të gjithë për drekë e më pas pasdite kanë aktivitete të ndryshme jashtë shtëpie, kurse unë bëj taksisten që i shoqëroj sepse kemi shtëpi me qera jashtë qytetit”, u shpreh Francesca, nëna e 12 fëmijëve.