Lajme

Vogëlushi mbetet vetëm pas ikjes së shokëve, lojtarët e Arsenalit i bëjnë surprizën e bukur

Një moment mjaft interesant ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Europa League gjatë ndeshjes, Olympiacos-Arsenal.

Njëri prej vogëlushëve që qëndrojnë me lojtarët në momentin e himnit u hutua pas largimit të shokëve dhe nuk dinte se ku të drejtohej.

Futbollistët e Arsenalit e panë djaloshin dhe në momentin po bëheshin gati për foton e ekipit e afruan dhe atë që të bëhej pjesë e fotos së tyre.

Padyshim, një gjest mjaft i bukur i lojtarëve londinezë…

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top