Lajme

Mbretëresha i ndaloi të përdornin titullin mbretëror, reagon Meghan Markle

Para ca kohësh Meghan dhe Harry hoqën dorë nga familja mbretërore dhe janë zhvendosur për të jetuar në Kanada, së bashku me të voglin e tyre Archie. Me largimin nga mbretëria dyshja humbën statusin mbretëror si duka dhe dukesha e Sussex dhe mbretëresha Elizabeth ua ka ndaluar pëdorimin e titullit mbretëror.

Meghan dhe Harry kishin regjistruar markën e tyre dhe organizatën e re të bamirësisë me këtë titull dhe mbretëresha ka dhënë urdhër të mos e përdorin. Së fundmi ka reaguar dhe Meghan, e cila u ka thënë miqve se nuk asgjë që e ndalon ligjëron për përdorimin e titullit, ndonëse mbretëresha ua ka ndaluar.

Po ashtu Meghan ka treguar se suksesi i tyre është i pashmangshëm, me apo pa titullin. “Ajo tha se pavarësisht nga emri, Harry dhe Archie kanë gjak mbretëror dhe askush nuk mund ta ndryshojë atë. Dhe si familje, ata gjithmonë do të konsiderohen mbretërorë”, janë shprehur burime të afërta me të.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top