Lajme

Infermierja gjen pensionistin pa ndjenja në rrugë dhe i shpëton jetën

Një pensionist, zemra e të cilit ndaloi së punuari për 7 minuta, u shpëtua nga infermierja që e gjeti në rrugë, teksa po shkonte në punë.

Dejvid Ridlli, 79 vjeç, përjetoi një at ak në zemër ndërkohë që kishte dalë për të shëtitur qenin e tij, Bazil.

Ai më pas u gjet nga Rianon Prajs, 30 vjeç, e cila ishte duke shkuar në punë,në spitalin Medway Maritime Hospital. Ajo menjëherë hapi krahun dhe u hodh në veprim.

Prajs filloi t’i bënte pensionistit frymëmarrje artificiale dhe thirri ambulancën. Ajo thotë:

“Ishte e qartë që Dejvid nuk ishte në një gjendje të mirë, kur mbërrita unë, por falë ndihmës së disa kalimtarëve ia dolëm mbanë. Ishte e lodhshme, pasi mu desh t’i bëja frymëmarrje artificiale për 7 minuta, por adrenalina më dha shtysë.”

Prajs tregon për lulet dhe komentet e ëmbla që ka marrë, nga stafi, por dhe ndjekës të rrjeteve sociale.

“Jam shumë e lumtur që munda të ndihmoj. Do të këshilloja këdo të mësonte si të bënte frymëmarrje artificiale. Kurrë nuk dihet se kur mund të të duhet,” tha ajo.

Ridli e quan Prajs një ëngjëll dhe e falënderon atë që i shpëtoi jetën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top