Një moment humori ka ndodhur në takimin që kryeministri Rama ka bërë me fermerët në Elbasan.
Gjatë takimit me banorët Rama ka takuar edhe një vajzë të vogël, ndërsa e ka pyetur edhe se si është me mësime.
Përgjigja e vajzës ‘me katra’ ka lënë të habitur Ramën, që ka vendosur edhe duart në kokë, por ka harruar që sistemi i notave në ciklin fillor është me notën maksimale 5.
Rama: Je mirë me mësimë, me të gjitha
Vajza: Me katra (Rama vë duart në kokë)
Rama në Elbasan ka qenë i shoqëruar nga deputeti i zonës Taulant Balla, ndërsa kanë parë punimet që po bëhën për aksin e ri që po ndërtohet për t’u ardhur në ndihmë fermerëve.
Në këtë projekt është i përfshirë edhe një kanal vaditës , pasi zona merret kryesisht me bujqësi.