Nuk është hera e parë që një politikan në Kosovë sulmohet me vezë. Një sulm të tillë gjatë kohës së opozitarizmit e kishte pasur specialitet Lëvizja Vetëvendosje.
Herë brenda Kuvendit e herë jashtë tij, deputetë e aktivistë të kësaj partie sulmonin zyrtarë të PDK’së e LDK’së me vezë, shkruan Gazeta Express.
E kishin sulmuar Isa Mustafën brenda sallës së Kuvendit gjatë kohës sa ishte kryeministër, ndërkohë i rrezikuar nge vezët kishte qenë edhe Hashim Thaçi që ishte i ulur krah kreut të LDK’së si shef i diplomacisë dhe zv.kryeministër.
Nga sulmi me vezë e kishte pësuar edhe zyrtari tjetër i PDK’së, Blerand Stavileci.
Ndërkohë në një intervistë në Klan Kosovës lidhur me sulmet e ndodhura me vezë kishte folur vetë Hashim Thaçi, i cili e paraqiste vezën si një mjet të rrezikshëm që sipas tij ‘të qarron’.
Në këtë intervistë Thaçi kishte marrë me vete në studio disa copëza të gurëve, shishe xhami e plastike, me të cilat thoshte se kanë gjuajtur aktivistët e VV’së./Express/