Largimi në masë i të rinjve shqiptarë është kthyer në një problem shqetësues. Nëse largimi i tyre vazhdon në këto ritme vendi rrezikon të mbetet pa krah pune.
Pjesa më e madhe e atyre që janë larguar drejt Gjermanisë janë mjekët dhe infermerët. Pasi të marrin diplomat ata të gjitha duan të ikin.
Një student i nfermierisë ka thënë:
80% janë futur nëpër kurse për gjermanisht. Në Gjermani kushtet janë më të mira, paga është më e lartë.’’
Ka edhe nga ata infermier që edhe pse kanë shumë vite që punojnë në Shqipëri duan të largohen nga vendi. Njëri prej tyre ka thënë:
Kam 20 vite në profesion, si çdo shqiptar dua të iki jashtë shtetit. Duhet të filloj të mësoj gjermanishten. Po ta dija në këtë moment nuk e di çfarë do të bëja.”
Në vitin 2019 u larguan nga Shqipëria 1600 infermierë. Nga ana tjetër sindikata e infermierëve i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të rishikojë kushtet dhe pagat e infermierëve.
E nëse kjo nuk ndodhë pas pesë vitesh shqiptarët do të duhet t’i kryejnë vetë injeksionet.