Koronavirusi i është afruar ndjeshëm Shqipërisë, pas rasteve që janë konstatuar në Itali dhe madje edhe me vi ktima. Autoritetet shëndetësore në Tiranë prej kohësh janë duke diskutuar për vendet e mundshme, ku mund të ngrihet karantina, nëse virusi vde kjeprurës do të arrijë në vendin tonë.
Janë menduar dy karantina, por për të parën është marrë vendimi i formës së prerë dhe ajo do të jetë në zonën e Lundrës pranë Rolling Hills, aty ku banojnë pjesa më e madhe e të pasurve të Shqipërisë, shkruan “gazeta-shqip”.
Kjo zonë, ku Ministria e Shëndetësisë do të ngrejë karantinën e parë me të infektuarit e koronavirusit ndodhet vetëm 4 kilometra larg Tiranës.
Një tjetër plan për karantinë është boshatisja e godinës së shërbimit infektiv në QSUT dhe trasferimi i pacientëve drejt spitaleve të tjera. Por ende nuk dihet nëse godina që është planifikuar është pajisur me infrastrukturën e nevojshme dhe shërbimet e kërkuara.
Pasi përveç kësaj një vend karantinë duhet edhe të vlerësohet nga ekspertët nëse është e përshtatshme për të pasur këtë funksion. Karantina ngrihet pikërisht për ato raste që do të dyshohen se janë prekur nga koronavirusi për t’i mbajtur ata të veçuar nga njerëzit e tjerë duke i ofruar të gjitha shërbimet deri në përfundim të periudhës se inkubacionit e cila është përcaktuar 14 ditë.
Në rastin konkret, është menduar që të infektuarit t’i largojnë nga njerëzit e thjeshtë e duke i bashkuar me të rëndësishmit që drejtojnë politikën dhe jo vetëm.